Gruaja e Boris Johnson publikon foton e djalit, tregon emrin dhe kuptimin e tij. Mjekët që i shpëtuan jetën Kryeministrit do jenë…

May 2, 2020 | 15:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Mbretësisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Carrie Symonds sot ndanë foton e parë të djalit të tyre të vogël, Wilfred Lawrie Nicholas. ‘The Sun’ shkruan se emri djalit të Johnson ka edhe një pjesë të stafit të mjekëve që i shpëtuan jetën kryeministrit.

boris johnson

Në foton e ëmbël, Carrie shihet duke përqafuar djalin e saj, i cili sikurse shihet ka lindur me flokë, madje është edhe biond si babai.

Carrie e ka postuar foton në instagram ku shpjegon edhe kuptimin e emrit të djalit.

“Wilfred Lawrie Nicholas Johnson lindi më 29.04.20 në orën 9:00.

Wilfred gjyshi i Boris.

Lawrie gjyshi im.

Nikolla jane doktoret Nick Price dhe Nick Hart, që i shpëtuan jetën Boris muajin e kaluar.

Faleminderit kaq shumë, për ekipin e pabesueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes për ne aq mirë. Nuk mund të isha më i lumtur. Zemra ime është e mbushur”, shkruan Carrie.

Carrie, 32 vjeç, lindi mengjesin e se merkures, vetëm 16 ditë pasi Boris, 55 vjeç, luftoi për jetën e tij në kujdesin intensiv me koronavirus.carrie

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura