‘Grosistët’ e trafikut të kokainës, pranga shqiptarëve me nofkat ‘bjondi’ e ‘i thinjuri’

Nov 24, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, me nofkat bjondi dhe i thinjuri, të akuzuar si ‘grosistët’ e trafikut të drogës.

ilusSipas mediave italiane, mësohet se të arrestuarit janë shtetas shqiptarë 39 dhe 40-vjec, por nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.

Ndalimi i tyre është bërë nga policia e Padovas, në kohën që ata ishin bërë gati për arrati.

Sipas policisë italiane, shqiptarët e ndaluar konsiderohen si dy trafikantë të rëndësishëm në territorin e Padovës, vecanerisht në Ponte San Niccolò, Legnaro e Noventa Padovana.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre që përdorej për trafikun e droges u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine e cilësisë së lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura