‘Grexit’ i shtohet fjalorit të Oksfordit

Aug 28, 2015 | 18:41
SHPËRNDAJE

U bë fjala kyç e përshkrimit të situatës në Greqi muajt e fundit, por “Grexit” nuk ndodhi. E tani, fjala e cila iu referua daljes së mundshme të Greqisë nga Eurozona, është një nga fjalët që i është shtuar së fundmi fjalorit elektronit të Oksfordit.

View of the Oxford American College dict
Tre fjalë të tjera që iu bashkuan zyrtarisht “OxfordDictionaries.com” ditën e enjte, duke përditësuar kategorinë e frazave popullore janë: brainfart (lapsus momental i trurit), manspreading (burrat që kërkojnë më shumë vend në transportin publik, duke u ulur me këmbë tepër të hapura) dhe hangry (një gjendje e keqe humori, e cila krijohet nga uria), raporton ‘Reuters’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura