Greqia, kreditorë, marrëveshje për reformat

Oct 31, 2012 | 12:47
SHPËRNDAJE

Bisedimet e gjata mes trojkës dhe qeveritarëve në Athinë për masat e reja të kursimit, për të cilat Greqia kishte kërkuar disa lehtësime, kanë shtyrë votimin e buxhetit të ri dhe paketës së masave të reja në Parlament. Megjithatë bisedimet e gjata duket se i kanë vlejtur vendit. Greqia arriti marrëveshje me kreditorët mbi shtyrjen në kohë të realizimit të disa masave shtrënguese dhe lehtësimin e disa të tjerave, sipas mediave ndërkombëtare. Marrëveshja hap rrugën për marrjen e këstit prej 31,5 miliardë eurosh dhe sipas Kryeministrit Samaras “kjo marrëveshje siguron qëndrimin e Greqisë në eurozonë dhe hyrjen në rrugën e duhur për daljen nga kriza”. Nuk është ende e qartë se cilat janë pjesët e negociuara të marrëveshjes, por votimi në Parlament është shtyrë për javën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura