Greqia dorëzon planin e masave për daljen nga kriza, rritje taksash dhe ndryshime në pensione

Jul 9, 2015 | 23:32
SHPËRNDAJE

Qeveria greke ka paraqitur propozimet për reformat ekonomike në një përpjekje për të siguruar likuiditet mëtejshëm nga kreditorët e huaj. Sipas mediave ndërkombëtare, lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Eurogrupit i ministrave të Financave, i cili tha se se kishte marrë planet e qeverisë greke.

Foto marre nga “BBC”

Sipas “BBC”, reformat pritet të përfshijnë rritje të taksave dhe ndryshime në pensioneve.

Propozimet e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras do të studiohen nga ministër i Financave të Eurozonës të shtunën, dhe nga liderët e BE-së në samitin e Brukselit që do të mbahet të dielën.

Dorëzimi i propozimeve është bërë këtë të enjte, ashtu siç ishte deklaruar pak ditë më parë. 

Qeveria greke thuhet se do të kërkojë miratimin parlamentar për paketës së reformave.

Ndërkohë që votuesit grekë hodhën poshtë propozimet e mëparshme shtrënguese nga kreditorët në një referendum të dielën e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura