Greqi/ Shqiptari plagoset me armë zjarri në Selanik, dyshime se është me rekorde të theksuara kriminale. Çfarë i tha policisë

Sep 21, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik, ku një 32-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri. Sipas mediave, i plagosuri kishte mbërritur në spitalin e Selanikut me plagë në trup.

greqi plagosjeReferuar burimeve të policisë, mediat greke citojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është një person me rekorde të theksuara kriminale. Por ai i ka thënë policisë se nuk ishte i përfshirë në incidentin e përgjakshme dhe se aty ishte duke kaluar rastësisht.

I pyetur nga policia, se përse nuk thirri ambulancën, i riu shqiptar tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar dëmtimin e tij.

Më pas sipas asaj që deklaroi, ai mori një taksi dhe u transportua i vetëm për në Repartin e Urgjencës.

Vazhdojnë hetimet e Autoriteteve të Policisë për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura