Greqi, ja masat e para të Cipras kundër varfërisë. Energjia dhe transporti, falas

Mar 3, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Greqi- Qeveria majtiste e Greqisë ka njoftuar masat e para që do t’u vijnë në ndihmë personave që janë në ose nën nivelin e varfërisë. Masa që pritet të miratohen nga parlamenti në ditët e ardhshme. Mbështetje per qerane, energji elektrike falas, stampa për ushqimet dhe transport publik falas, janë vetëm disa nga propozimet që do të kushtojnë rreth 200 milionë euro për qeverinë e re greke.

Cipras

Prioritet jepet për familjet me fëmijë të vegjël dhe të papunëve. Sipas shifrave të qeverisë për 2013-ën, një total prej 35,7 për qind të popullsisë së Greqisë janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Drafti i projekt-ligjit vjen pasi Greqia arriti një marrëveshje me udhëheqësit evropianë për një zgjatje katër mujore të ndihmës së saj të borxhit.

Qeveria greke, mësohet se të hënën është përpjekur të gjejë mënyra për të rritur fondet shumë të nevojshme mes spekullimeve për të përtërirë një plan të tretë për Greqinë.

Sakaq, Komisioni Evropian ka thënë se është duke u përpjekur për të ruajtur unitetin e BE-së pasi Greqia akuzoi Spanjën dhe Portugalinë për konspiracion kundër tij.

Spanja dhe Portugalia u ankua pasi Kryeministri grek i akuzoi ata se po përpiqet të prishin qeverinë e tij, sepse kishin frikë nga një rritje e forcës së majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura