Grekët në grevë, kufiri kalohet vetëm në këmbë. Policia: Ja deri kur

May 30, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Ashtu si ishte njoftuar, pjese e greves se sotme ne Greqi jane edhe punonjesite  doganave, duke bllokuar keshtu qarkullimin normal ne pikat e kalimit doganor.

Policia shqiptare ka njoftuar qe nje dite me pare se qe nga ora 07:00 e mengjesit te sotme e deri neser ne te njejten ore do te lejohet vetem kalimi i kembesoreve.

“Duke filluar nga ora 07:00 e ditës së mërkurë, datë 30.05.2018 deri në orën 07:00 të ditës së enjte datë 31.05.2018, nuk do lejohet qarkullimi për të gjitha mjetet motorike dhe kalimi do të jetë i hapur vetëm për këmbësorët”- njofton Policia.

kakavije

 

Njoftimi i Policse se Shtetit 

Policia e Shtetit njofton se në të gjitha pikat e kalimit kufitar me shtetin grek si pasojë e grevës që do të zhvillohet nga dogana greke, duke filluar nga ora 07:00 e ditës së mërkurë, datë 30.05.2018 deri në orën 07:00 të ditës së enjte datë 31.05.2018, nuk do lejohet qarkullimi për të gjitha mjetet motorike dhe kalimi do të jetë i hapur vetëm për këmbësorët,

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë afat kohor në drejtim të shtetit grek të anullojnë lëvizjet deri në rifillimin e punës nga dogana greke, me qëllim shmangien e radhëve dhe të konfuzionit në pikat e kalimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura