Grabitja e bankave/ I penduari: Si i organizuam, pakti për fshehjen e parave

Mar 4, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

I penduari i grabitjes së bankave, Admir Çerpja, i cili tashmë ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë, duke fundosur anëtarët e grupit ku ka qenë edhe vetë pjesë, ka thënë se për grabitjen e fundit, të ndodhur më 9 shkurt 2017, ai është shpërblyer me 70 mijë paund, shkruan “Panorama”.

Jetmir (Admir) Çerpja
Jetmir (Admir) Çerpja

Në këtë ngjarje ai kishte qenë në rolin e vëzhguesit të lëvizjes së autoblindave në zonën e rrethrrotullimit te Dogana.

“Nga deklarimi i shtetasit Admir Çerpja, ai e ka pranuar faktin se ka marrë pjesë në të dyja ngjarjet e vjedhjes së datës 03.12.2015 dhe 09.02.2017, duke sqaruar edhe rolin e tij (si informator) dhe të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje. Po ashtu ai ka deklaruar se në këto ngjarje ka qenë edhe shtetasi Dash Kupa.

Ai ka deklaruar se si rezultat i këtij bashkëpunimi, ai ka përfituar nga vjedhja e parë vlerën monetare prej 70.000 paund, të cilët i ka shpenzuar, ndërsa për vlerën monetare të përfituar nga vjedhja e dytë ai ka deklaruar se ashtu siç e kishte marrë, e mbante të fshehur, të vendosura në një tenxhere hermetike dhe të groposur afër banesës së tij në Bathore”, kanë pohuar burimet e Prokurorisë.

Paratë e fituara më parë Admir Çerpja ka thënë se i ka shpenzuar te banesa e tij në zonën e Kamzës, ku ka kryer punime e investime në shtëpi, ndërsa shumën e fituar së fundi, 70 mijë paund, e ka fshehur nën tokë në tenxhere me presion, sipas porosisë së shokëve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura