Grabitja e 180 mijë dollarëve të kambistit, Policia jep detaje

Apr 26, 2016 | 17:22
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për grabitjen e 180 mijë dollarëve të një kambisti, ngjarje e ndodhur sot në rrugën “Dervish Hima”, pranë stadiumit “Qemal Stafaa”.

Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit
Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit

Blutë e Tiranës nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen. Sipas Policisë, grabitja ka ndodhur në mjediset e jashtë të një subjekti privat, ku punonjësi i kambistit sapo kishte tërhequr shumën e parave nga një bankë e nivelit të dytë.

Gjithashtu, Policia zbardh edhe inicialet e punonjësit, i cili identifikohet si S.H.

Njoftimi i Policisë

Më datë 26.04.2016, rreth orës 16:10, në rrugën “Dervish Hima”, tek ambientet e jashtme të një subjekti privat, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.

Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës. Shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga një filjal i banke të nivelit të dytë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura