Grabitet një argjendari në Kamëz, vidhen disa bizhuteri floriri! Policia në vendngjarje

Nov 28, 2023 | 17:51
SHPËRNDAJE

Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në Kamëz.

policia-shkoder

Autorët knë marrë disa bizhuteri floriri dhe më pas janë larguar me shpejtësi me nje mjet tip “BMW. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Nuk dihet ende vlera e bizhuterive të vjedhura, ndërsa autoritet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion parapra

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura