Grabitet me dhunë 29-vjeçari, 3 në pranga

May 31, 2013 | 12:49
SHPËRNDAJE

KORÇE – Grabisin 29-vjeçarin, arrestohen tre persona, ndër të cilët njëri i mitur. Policia bëri të ditur se i riu nga Korça është qëlluar me sende të forta në kokë dhe më pas i kanë marrë portofolin me 30 mijë lekë brenda, kartën e identitetit dhe një kartë bankomati. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së mërkurës, në Lagjen 16, te kryqëzimi i Ersekës, teksa sipas Policisë është grabitur dhe është tentuar që të futet me dhunë në një mjet “Benz” me targë KO 4644 B, ngjyrë të bardhë, shtetasi E. M., 29 vjeç. Për shkak se në rrugë ka pasur mjete në lëvizje, ata i kanë marrë portofolin duke e lënë pa ndjenja në rrugë. Kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmën të riut, ndërsa pas sinjalizimit të dhënë policia ndaloi autorët D. T., 14 vjeç, banues në fshatin Ravonik; Jani Kocini, 32 vjeç dhe Fredi Dragolli, 37 vjeç, ndaj të cilëve rëndon vepra penale “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.                    dh.c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura