Grabitja e karburantit në Lezhë, policia: Autori plagos rojen në këmbë, po hetohet…

Aug 19, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

ELVIS HILA/ Nje roje karburanti ka mbetur i plagosur gjate grabitjes qe iu be mbreme rreth ores 22:30 minuta pikes ku ai punonte.

Grabitesi i cili ka qene i maskuar dhe me nje automjet pa targa eshte perleshur me rojen e pikes se karburantit ne rrugen dytesore Lezhe-Rrile duke e lene te plagosur.

grabitjet-karburant-1

Roja eshte derguar menjehere drejt spitalit te Tiranes ndersa ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise qe jane vene ne ndjekje te autorit, i cili ka qene i vetem, ndersa jane sekuestruar kamerat e sigurise per te pare nese mund te bihet ne gjurmet e autorit.

Grabitesi ka mundur te marre nje sasi te konsiderueshme parash dhe eshte larguar, por ende nuk eshte saktesuar edhe vlera qe i eshte marre pikes se karburantit.

Lezhë

Informacion papraprak 

Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë – Rrilë, tek një karburant,një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura