Grabitësi po i merrte lekët në arkë, pronari i guximshëm i dyqanit i merr armën nga xhepi dhe e godet në kokë

Feb 18, 2020 | 18:17
SHPËRNDAJE

Në pamjet e publikuara shihet çasti kur pronari i merr armën hajdutit dhe më pas e godet në kokë me të.

Vijayakumar Gowsikan e mori armën nga xhepi i grabitësit, pasi ky i fundit dhe një person tjetër shkuan për të vjedhur dyqanin në Basford, Nottingham.

Ata u përballën me njëri-tjetrin dhe disa momente më vonë hajduti kthehet me thikë.

Por Gowsikan arriti të mbrojë dyqanin e tij duke e gjuajtur me shishe grabitësin, i cili u arratis.

“Nuk e di çfarë më erdhi në mendje, thjesht e bëra”- tha Gowsikan.

Ndërsa policia policia po punon për kapjen e dy autorëve.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura