Grabiste banesat dhe përdhunonte të moshuarat, arrestohet “tmerri i Palasës” në Vlorë. Detaje nga dëshmia e dhënë në komisariat

| 21:17
SHPËRNDAJE
 

Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku grabiti një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

tmeri i palases

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Balkanweb” ben me dije se personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Nga pamjet shihet sesi është i mbuluar me thesë në kokë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës. Kjo, edhe për shkak të akuzave për përdhunim.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.