Goleadë e korçarëve, shkatërrojnë Elbasanin 5-1 në shtëpi, mbeten në krye

Mar 22, 2015 | 7:47
SHPËRNDAJE

SKËNDERBEU – ELBASANI 5-1
GOLAT: Toçi (aut) 13′, Martins 
20′, Nimaga 66′ 70′, Latifi 82′ Gava 24′
FORMACIONET
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Progni, Latifi, Martins; Trajner: Mirel Josa
ELBASANI: Ruçi, Kaçuli, Dosti, Hila, Musta, Malindi, Gava, Toçi, Agboi, Lamçja, Jontsha; Trajner: Muharrem Dosti
 

Kartonë të Kuq: Kaçuli 61′
GJYQTARË: Olsi Sokoli, Gernat Qirici, Renato Malaj, Hermal Llapra
DELEGAT: 
Hito Hitaj
VËZHGUES: 
Sami Elezi

Minutat 

92′ Goditje dënimi pë vendasit, përsëri Ruçi shpëton skuadrën nga një tjetër ndëshkim që mund të realizonin korçarët

91′ Portieri Ruçi eviton rrezikun, duke shpëtuar skuadrën  nga goli i gjashtë

89′ Jontsha ka shansin për të realizuar golin e dytë për Elbasanin i vetëm në kundërslum pa pengesa, gjuan, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

82′ Latifi përfiton nga gabimi i mbrojtjes së Elbasanit dhe arrin të realizoje golin e pestë për skuadrën

77′ Një kundërsulm i shpejtë vjen nga skuadra mike, mirëpo mbron mirë portën portieri Shehi

70′ Skëndërbeu realizon golin e katërt

71′ Goditje dënimi për Skëndërbeun, pranë topit është kapiteni Shkëmbi i cili e ekzekuton, portieri Ruçi del pak para kohe, ndërsa bëhet një rrëmuje, topi prek kurrizin e Nimagës dhe përfundon pa pengesë në rrjetë.

66′ Nimaga shënon golin e tretë për vendasit

61′ Elbasani vazhdon lojën me 10 lojtarë. Kaçuli ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj mesfushorit Progni

54′ Elbasani shpëton nga goli i tretë, Martins niset me shpejtësi drejt portës së Ruçit, gjuan, por topi prek traversën.

50’ Goditja e tetë nga këndi për Skëndërbeun

34’ Goditje nga këndi, e gjashta për Skëndërbeun, gjuan Shkëmbi, topi përfundon në këmbët e Nimagës i cili e devijon por jashtë kuadratit

34’ Nimaga ka mundësi të shënojë golin e tretë, por nuk ka rrezik për Ruçin

33’ Goditje këndi, e pesta për skuadrën e Josës

30’  Goditje këndi, e katërta për Skënderbeun. E ekzekuton Gerhard Progni, gjuan Martins por topi përfundon jashtë rrjetës

29′ Lilaj nis një aksion të shpejtë nga mesi i fushës, pason  tek Shkëmbi, ky i fundit pason tek Progni, i cili gjuan por pret portieri Ruçi

24′ Aksioni i parë për skuadrën mike, vjen dhe goli i parë. Mesfushori Gava gjendet pranë portës dhe arrin të realizojë, duke e “thyer” mbrojtjen e vendasve dhe portierin Shehi.

20′ Goditja e dytë për Skëndërbeun, vjen goli i dytë për vendasit me anë të Martins

13′ Toçi (autogol) Skëndërbeu kalon në avnatazh 1-0

13′ Shkëmbi ekzekuton goditjen e këndit me mjeshtëri, topi përfundon në këmbët e mesfushorit elbasanas Toçi, i cili e devijon duke e çuar në rrjetë.

12′ Goditja e parë e këndit për Skëndërbeun

2’Aksioni i parë vendasit.  Mesfushori Lilaj pason për Martins, i cili gjuan, por porta mbrohet mirë nga gardiani Ruçi

Skënderbeu – Elbasani

Skëndërbeu regjistron fitoren e pestë radhazi në Kampionat. Korçarët mundin pa vështirësi skuadrën e Elbasanit në shtëpi.

Që në minutat e  para të sfidës, vendasit realizojnë aksione të njëpasnjëshme, duke e “zaptuar” gjysmëfushën e miqve.

Goditja e parë e këndit për Skënderbeun, sjell dhe golin e parë për skuadrën. Shkëmbi është pranë topit, e ekzekuton me mjeshtëri. Topi përfundon në këmbet e Radas, mirëpo aty  devijohet nga mesfushori Toçi dhe përfundon në rrjetë.

Vendasit fitojnë një tjetër goditje këndi, e cila konvertohet në gol nga Martins.

Vjen aksioni i parë për miqtë, të cilët arrijnë të ngushtojnë diferencën në 2-1, me anë të mesfushorit Gava.

Djemtë e Josës vazhdojnë aksionet  për të gjetur golin e tretë, por Progni dhe Martins nuk arrijnë të finalizojnë.

Mbyllet pjesa e parë në avantazh 2-1 për korçarët.

Në pjesën e dytë të lojës, është Nimaga, i cili dominon, duke shënuar dopietën e tij në minutat 67’, 71’. Kështu, Skëndërbeu shkon në kutën e 4 golave.

Asgjë nuk ka përfunduar, janë përsëri korçarët që dominojnë lojën. Është minuta e 82’ e lojës, një aksion i shpejtë i korçarëve, Latifi niset para dhe përfiton nga gabimi i mbrojtjes mike, duke shënuar golin e pestë për ekipin.

Dhe në 8 minutat e mbetura të takimit, korçarët provojnë për të gjetur golin e gjashtë, por me kaq mbyllet sfida, 5-1. 

Në një prononcim për “Super Sport” tekniku i korçarëve, Mirel Josa është shprehur i lumtur për lojën e ekipit dhe fitoren e regjistruar në shtëpi ndaj Elbasanit.

Josa: I kënaqur me fitoren dhe skuadrën

Josa: “Unë jam i kënaqur me skuadrën. Nuk ka se si një skuadër të fitojë me rezultatin 5-1 pavarësisht se kundërshtari ishte Elbasani dhe trajneri të mos jetë i kënaqur. Gabime ka dhe në momentet që sfida ishte e mbërthyer me shifrat 2-1, ne shpërdoruam disa mundësi të mira por në përgjithësi sot zhvilluam një ndeshje të mirë”. 

Nga ana tjetër tranjeri i Elbasanit, Muharrem Dosti është ndarë i pakënaqur nga loja e skuadrës, të cilët gabuan në shumë raste-shprehet Dosti.

Dosti: I zhgënjyer nga skuadra

“Është për të ardhur keq sepse u ndëshkuam me dy goditje standarte që në fillim të lojës . Këtë mënyrë e loje e kishim përgatitur mirë dhe më vjen me të vërtetë keq që u ndëshkuam pikërisht nëpërmjet goditjeve standarte. Vinim në këtë sfidë me moral të ulët pas humbjes ndaj Partizanit. Të mundesh nga Skënderbeu nuk është fundi i botës por më vjen keq për faktin se 4 gola korcarët i realizuan për shkak të gabimeve tona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura