Goditja me thikë/ Radikalët iranianë festojnë sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Aug 13, 2022 | 21:01
SHPËRNDAJE

Irani, udhëheqja e të cilit kishte lëshuar një dekret fetar që kërkonte vrasjen e Salman Rushdie më shumë se tre dekada më parë, nuk e ka komentuar zyrtarisht sulmin kundër autorit. Por mbështetësit e qeverisë dolën në mediat sociale për të lavdëruar therjen me thikë të Rushdie, pasi fetvaja e Ajatollah-ut më në fund u materializua në veprim.1660416442_new-project-87

Disa prej tyre dëshironin që ai të vdiste. Një citim të Ayatollah Ali Khamenei, lideri aktual iranian, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, ku shkruhej se fetvaja kundër Rushdie “u shkrep si një plumb që nuk ndalet derisa të godasë objektivin e tij”.

“Kjo meriton përgëzime: Me dashtë Zoti, ne do të festojmë së shpejti që Salman Rushdie të shkojë në ferr”, shkroi në Twitter Keyvan Saedy, një ekspert konservator iranian.

Hossein Saremi, një aktivist konservator i mediave sociale, shkroi në Twitter se sulmuesi ishte pjesë e “ushtarëve të Islamit pa kufij”.  “Hakmarrja mund të vonohet, por pashmangshmërisht do të ndodhë”, ka shkruar Saremi. Disa llogari të lidhura me Gardën Revolucionare në aplikacionin Telegram gjithashtu mburren hapur për sulmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura