Goditja e parë në merkato, Barça arrin marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian

Mar 11, 2018 | 12:29
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Barcelona njofton se ka arritur akordin paraprak me Gremion për blerjen e mesfushorit Arthur për 30 milion euro plus 9 milionë euro bonuse. Barcelona do të ushtrojë të drejtën e blerjes deri në korrik. Arthur do të jetë goditja e parë për sezonin e ardhshëm.

Barca

Arthur është 21 vjet dhe e filloi karrierën e tij në vitin 2008 në ekipet e të rinjve në Goias përpara se të transferohet te Gremio. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Brazilin U17 dhe U20 dhe pritet ti bashkohet dy brazilianëve të tjerë Kutinjo dhe Paulinjo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura