Goditet banda italo-shqiptare në Verona, 13 të arrestuar. Baza e trafikut të drogës ishte një restorant

Apr 22, 2024 | 17:16
SHPËRNDAJE

Në zonën e Veronës karabinierët arrestuan 13 persona me kërkesë të prokurorisë lokale, raportojnë mediat italiane.

policia italiane

Me kombësi italiane dhe shqiptare, të arrestuarit janë përgjegjës, në cilësi të ndryshme, se kanë menaxhuar një trafik të gjerë të lëndëve narkotike në bashkitë e Valpolicella dhe në provincën e Veronës

Gjithashtu është urdhëruar sekuestrimi parandalues ​​i një restorant të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet të jetë vendi i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Hetimet nisën në vitin 2022 pas zbulimit të disa armëve të plaigjshme dhe deri më tani kanë lejuar ekzekutimin e 5 arrestimeve në flagrancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura