Goditet banda e trafikut të drogës, shqiptari i furnizoi 183 herë (Foto)

Sep 3, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-greke, anëtarët e së cilës trafikonin sasi të konsiderueshme narkotikësh (heroinë dhe kanabis) në zona të ndryshme të Atikës.

image (1)Mediat flasin se pjesë e bandës ishte edhe një grua teksa mësohet se janë vënë në pranga 5 grekë; një grua 37 vjeç dhe janë shpallur në kërkim një shqiptar dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

Organizata kriminale zotëronte edhe disa armë të llojeve të ndryshme. Nga hetimet rezulton se furnizuesi kryesor i kësaj bande është shqiptari 41-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga autoritetet greke. Mësohet se shqiptari ka furnizuar me drogë organizatën në të paktën 183 raste.

Nga kërkimet në lokale, banesat dhe automjetet e anëtarëve të bandës u sekuestruan doza heroine dhe marijuane, 7 bimë narkotike kanabis sativa, një çifte, 50 fishekë, 278 celularë dhe 3360 Euro.

image (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura