Gjyshja 90-vjeçare e cila ktheu fshatin në galerinë arti (video)

Oct 15, 2017 | 12:00
SHPËRNDAJE

Duke përdorur një furçë të hollë dhe vetëm ngjyrën e kaltër, gjyshja Anezhka, çdo ditë, gjatë pranverës dhe verës, ngjyros kornizat e dritareve dhe dyerve në mënyrën tradicionale, për të cilin dikur ishte mjaft i njohur ky rajon.

Gjyshja vizaton lule dekorative duke qenë e frymëzuar nga veprat artistike tradicionale. Anezhka është një ish fermere, dhe me këtë hobi filloi të merrej duke iu falendëruar një gjysheje tjetër që gjithashtu ishte marrë me pikturimin e fshatit për vite.

“Unë jam një artiste. Ndjej kënaqësi në këtë punë dhe dua ta ndihmoj komunitetin”, tha gjyshja 90-vjeçare për mediat çeke.

Falë Anezhkës, Louka është bërë një atraksion turistik, ndërkohë që ajo është bërë gjyshja e preferuar dhe frymëzim për shumë njerëz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura