Gjyqtarja e vetingut kërkon në GJKKO gjykim të shkurtuar! SPAK: Etleda Çiftja akuzohet për falsifikim kontratash dhe mashtrim, të dënohet me…

Sep 13, 2022 | 8:09
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Komisionit të Praruar të Kualifikimit mbërriti ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Posaçme me një ide të qartë: ajo donte që të shqyrtohej me një proces të shkurtuar.

etleda ciftja

Edhe pse në akuzat e ngritura nga SPAK-u janë të përfshira disa llogari bankare, gjykuesja e anëtarëve të sistemit të drejtësisë tenton shmangien e të bërit burg, nëse Gjykata e pranon kërkesën e saj. Ndonëse ajo është e treta komisionere që shkon për ndjekje penale, ajo ka arritur që ta shtyjë vendimin që ishte përcaktuar për ditën e djeshme, vendim që pritet të jepet në fundjavë.

KËRKESA E GJYQTARES

Teksa SPAK-u kërkoi dënimin e saj me 1 vit burg, konvertuar në 2 vite shërbim prove, komisionerja e KPK-së vijon të japë vendime për fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që i nënshtrohen vetingut. SPAK-u e akuzon për deklarim të rremë dhe falsifikim, parregullsi të ngjashme për të cilat KPK-ja ku Çiftja është komisionere, ka çuar në shtëpi gjyqtarë e prokurorë. Leximi i pretencës nga SPAK-u nxori në pah detaje të hetimit dhe shkeljeve të konstatuara. Procesi ndaj së pandehurës Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tregon një paradoks të organeve të reja të drejtësisë. SPAKu kërkon dënimin me 1 vit burg, konvertuar në 2 vite shërbim prove, dhe shkarkim nga detyra, për personin sot vijon të japë vendime për gjyqtarë dhe prokurorë, në disa raste edhe për shkarkimin e tyre.

Shpesh janë marrë vendime shkarkimesh edhe për parregullsi të ngjashme me të vetë komisioneres Çiftja.

Akuzat për gjyqtaren

Seanca gjyqësore e djeshme, ndaj komisioneres në SPAK, zbardhi detaje sa i përket akuzave të ngritura si ajo e deklarimit të rremë dhe falsifikimit në formë përdorimi. Mashtrimi dhe falsifikimi nisin rreth 16 vite më parë, kur komisionerja për të marrë një kredi në vlerë 35 mijë euro që të blinte një apartament, bleu përmes akteve noteriale, tokën e të vëllait, tek e cila në bazë të ligjit 7501, duhej të ishte bashkëpronare, për t’i treguar bankës se ka kolateral. Kontrata fiktive nuk përmendet në deklarimet e para të komisioneres, ndërsa në vitin 2017 thirret në ILDKPI-ja për të dhënë sqarime, ku pranon situatën duke dhënë argumentin se nuk merrte dot kredi pa kolateral.

Kontrata reale ishte 300 mijë lekë dhe pasi e falsifikoi duke ruajtur të njëjtat ekstrakte e bëri 50 mijë euro. Bëhet fjalë për dy sipërfaqe tokë arë 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2 . E teksa GJKKO-ja është njohur me akuzat konkrete dhe pritet të marrë një vendim më 16 shtator, ndaj Etleva Çiftes, ndryshe nga sa parashikon ligji i vetingut, për rivlerësimin kalimtar në raste të tilla, në nenin 17 të tij, as nga anëtarët e KPK-së apo vëzhguesit ndërkombëtar, nuk ka pasur kërkesë për masë disiplinore, pezullim apo shkarkim në KPA.

Etleda Çiftja nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve në fund të seancës, ndërsa avokati i saj Ermal Yzeiraj, nuk dha sqarime para mediave dhe përveç datës së vendimit, nuk tha asgjë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura