Gjykata rrëzon Doganat për tregtarin që u kap me 3 kg duhan pa akcizë

Nov 25, 2015 | 22:55
SHPËRNDAJE

Gjykata ka rrëzuar pretendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për mosfillimin e një procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Tiranës, lidhur me një banor nga Kamza i cili është kapur duke tregtuar rreth 6 kg duhan pa akcizë.

Foto ilustruese, duhan
Foto ilustruese, duhan

Ngjarja daton në fillim të muajit gusht të këtij viti, ku në baze të një plani të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është ushtruar kontroll i befasishëm në Kamëz, për evidentimin e personave që tregtojnë duhan (mall që konsiderohet si mall që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës).

Gjatë kontrollit është kapur shtetasi me iniciale D.V, i cili kishte nxjerrë për të tregtuar 6 pako me duhan të grirë, ku secila prej tyre kishte një sasi prej 500 gramë.

Në argumentimin e gjykatës thuhet se nga verifikimet në vend duket qartë që asnjëra nuk kishte pullën e veçante fiskale, fakt që tregonte se person i sipër përmendur ishte shmangur pagesës së këtij detyrimi tatimor.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është bërë kallzim dhe është kërkuar të fillohet ndjekja penale për “Kontrabanda me mallra që paguhen akcize’’, por që Gjykata nuk e ka gjetur të arsyeshme këtë pretendim.

“Veprimet e kryera nga shtetasi D.V nuk plotësojnë kriteret ligjore për regjistrim të procedimit pranal dhe procedimin e ndjekjes penale, pasi ato vetëm përbëjnë shkelje administrative. Gjithashtu, nga administrimi i fashikullit të mosfillimit të procedimit penal, provohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme verifikuese e procedurale”,-thuhet në vendimin e Gjykatës. Ndërsa shtohet se nga provat e administruara ne seance gjyqësore rezulton se vendimi i Prokurorisë së Tiranës është i drejte dhe duhet të lihet në fuqi.

“Gjykata arrin ne përfundimin se ankimi i bere nga ankuesi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tirane duhet te rrezohet pasi është i pabazuar ne ligj dhe ne prova”,-thuhet në vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura