Gjykata njohu Bashën si kryetar, Berisha tregon si do regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit dhe flet për negociata me aleatët dhe LSI: Gjithçka do të bëhet, por…

Jan 27, 2022 | 11:40
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar sesi do të vazhdojë procedurat që ai të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. I pyetur nga gazetare se çfarë rruge do të ndjekë, Berisha u shpreh se “gjithçka do të bëhet, por ne nuk na pengojnë”.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë një aleancë me LSI, Berisha u shpreh se negociatat vazhdojnë.

Pyetje: Do keni LSI aleatë, i mbyllët negociatat me aleatët?

Berisha: Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë. Kanë bërë rregulla vetme që të më kufizojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do të jetë këtu.

Berisha tregoi edhe arsyet se pse ka munguar ne Parlament: “Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratet e Shqipërisë. Në një farë mënyrë ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty nuk meriton të rrish as 4 minuta. Kam gjetur mekanizmin si do ti fitojmë zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh një klimë optimizmi.”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe protestën e banorëve të lagjes 5 Maji në Tiranë dhe të zonës së Laprakës.

Sipas Berishës, “gjithcka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese.
Deri në 2014 ligji parashikonte legalizim pastaj urbanizim.

Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para 2014 e trajtohen me këtë ligj, por kjo nuk ndodh sepse jo humanizmi, jo njerëzia, jo liritë e të drejtat e njeriut por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur e mbi vjedhjet ke ndërtuar parajsën e lumturinë janë karakteristika të pushtetit kleptokratik.

Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve, pretekstet që përdoren për legalizim janë të paligjshme, janë dhënie e efekteve prapavepruese në mënyrë antikushtetuese të ligjeve dhe një qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet dhe më tragjike kjo kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë përfaqësuesit e Lul Bravës.

Po ndalem në aspektin që në cdo shtet, cdo pronar, është i detyruar t’u garantojë të njëjtën sipërfaqe banimi. Kjo është zgjidhja pa drama njerëzore, por a mund të ndienjë gjë njerëzore ata që jetojnë në saraje si kreu i Meduzës e të tjerë në vila rreth e rrotull Tiranës e lanë në mëshirë të fatit”.

© Panorama.al

Te lidhura