GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMET MBËSHTETËSE / SHPALLJE VENDI VAKANT /

Oct 26, 2023 | 11:15
SHPËRNDAJE

SHPALLJE VENDI VAKANT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr.
84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
në vendimin e Kuvendit nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.
92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të
personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar:

Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i Burimeve Njerëzore” në
Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor ose Profesional" në Shkenca Juridike.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në administratë publike.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME
 Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit
nr.7961, datë 12.7.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë".
 Bazuar në vendimin e Kuvendit nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e
Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të
pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar, kategoria e pagës për
pozicionin “Specialist i Burimeve Njerëzore” është IV-1.
 Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie,
sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
 Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate
kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 25 tetor 2023 deri 08 nëntor 2023 në një nga format e dhëna më poshtë: 
 Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë
institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë.
Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 08 nëntor 2023, i cili duhet të
vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të
konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
 Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike
nga data 25 tetor 2023 deri në datën 08 nëntor 2023, në adresën [email protected]. KPA
konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të
aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të
mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën
postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar.
Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit
përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime,
kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që
plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të
njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura