“Gjykata Kushtetuese është futur në kolaps për t’i hapur rrugë shitjes së Detit?”

Feb 11, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ngre dyshime se kolapsi që ka përfshirë Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me hapjen rrugë të marrëveshjes me Greqinë për Detin.

gjykata-kushtetuese

Sipas deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, kryeministri Rama qëllimisht ka bllokuar zëvendësimin e katër anëtarëve në Kushtetuese në mënyrë që kjo Gjykatë të mos marrë dot në shqyrtim një ankimim të mundshëm të marrëveshjes asë re me Greqinë për ndarjen e kufirit detar.

Statusi i Bylykbashit

Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqiperise‎ grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c’fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.

Oerd-Bylykbashi-415x260

‎Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh. ‎

A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?‎

P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura