Gjykata e Lartë në Londër: Asange, drejt ekstradimit në Suedi

May 31, 2012 | 13:35
SHPËRNDAJE

Lufta e themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Asange, kundër ekstradimit të tij në Suedi për akuza seksuale duket se po përfundon, pasi Gjykata e Lartë në Londër ka hedhur poshtë dje  shumë nga argumentet e tij, se fletarresti ishte i pavlefshëm. Asange po përpiqet prej rreth dy vitesh për të bllokuar ekstradimin në Suedi për tri akuza ngacmimi seksual nga tri femra të ndryshme suedeze, për të cilat ai thotë se kishte pasur marrëdhënie konsensuale. Australiani dyzetvjeçar ka deklaruar se përpjekjet për ta ekstraduar në Suedi për këto akuza “të kota” kanë një tjetër synim, dorëzimin e tij tek autoritetet amerikane, që nuk e falin për zbulimin e qindra dokumenteve sekrete amerikane e korrespondenca konfidenciale diplomatike në faqen e tij, “WikiLeaks”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura