Gjykata e Hagës liron ish-shefat serbë të spiunazhit

May 31, 2013 | 12:40
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar dje ish-shefin e Shërbimeve sekrete të Serbisë, Jovica Stanishiç dhe ish-zëvendësin e tij, Frenki Simatoviç. Ata ishin akuzuar për krime lufte në Bosnjë dhe Kroaci në vitet ‘90. Gjyqtari Alfons Orie urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, pasi Gjykata vlerësoi se Prokuroria nuk ka provuar dyshimet se këta dy të akuzuar, aleatë të ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, kishin planifikuar ose urdhëruar krimet. Vendimi erdhi tre muaj pasi gjyqtarët e Apelit në Hagë liruan ish-kreun e Shtatmadhorisë së Ushtrisë jugosllave, Momçillo Perishiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura