Gjuriç: Prishtina e do Asociacionin pa fuqi, nuk do ta shihni këtë film

Apr 6, 2018 | 9:38
SHPËRNDAJE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

gjuric

Por ai ka thënë se shteti serb do ta përkrahë krijimin e këtij asociacioni, por jo në bazë të Kushtetutës së Kosovës, që ka gjetur se në të ka 23 shkelje.

“Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi”.

“Prishtina do që Asociacioni të mos ketë  këtë fuqi, por nuk do ta shihni këtë film”, ka thënë ai, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë më tej se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë, për afatin që ka vënë BE për themelimin e AKS-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura