Gjonaj në qelinë e Aldo Bares dhe Dondollakut, mesazhi pas inspektimit në burgun e Peqinit

SHPËRNDAJE

“Kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore në burgje dhe nuk do të ndalemi deri në pastrimin e të gjitha rrënjëve të korrupsionit që janë shtrirë ndër vite e vite të tëra bashkëjetese të institucioneve”. Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një inspektimi që ka zhvilluar në burgun e Peqinit.

gjonaj-peqin

Gjatë inspektimit në burgun e Peqinit ministrja Gjonaj kontrolloi nga afër ambientet e burgut dhe dha porosi të veçanta për rregullimin e disa elementëve të tyre. Mesohet se ajo ka vizituar disa qeli ku ndodhen te burgosur, mes te cileve edhe ate te kreut te Bandes se Lushnjes, Aldo Bares dhe te Enver Dondollakut.

Mesohet se ministrja gjithashtu u takua me të burgosur e familjarë të tyre, të cilët i kanë shprehur ministres problematika të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave lidheshin më sistemin gjyqësor.

Gjonaj ka theksuar se pastërtia dhe integriteti moral i punonjësve në burgje është objektivi kryesor i reformës, jo si qëllim në vetvete, por si rruga e vetme për  forcimin e sigurisë në burgje dhe një shërbim sa më profesional në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë verifikimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë ka rezultuar se rreth 100 punonjës janë me rekorde kriminale, çka do të thotë se ata automatikisht nuk duhet të ishin bere pjese e sistemit.

Nga ana tjetër rreth 70 punonjës nuk ju përputhet arsimi me pozcionin e punës.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim në procesin e verifikimit të pastërtisë morale të punonjësve. Të gjithë ata që nuk plotësojnë kriteret do të largohen.

Ministrja Gjonaj është ndalur edhe në sistemin e ri të rekrutimit, me qellim pasjen e nje trupe jo te emeruar politikisht dhe sa me profesionale.

Për këtë qëllim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të organizohen testime profesionale për rekrutimin dhe më pas kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi, lidhur me detyrat funksionale të punës në burgje.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRezarta Shkurta filmon veten të zhveshur në krevat
Artikulli tjetërLubonja: Selia e Teatrit përçmohej nga Hoxha si Stalini ndërtesat kostruktiviste, por në Moskë ato vlerësohen, te ne vazhdon enverizmi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.