Gjoka: Më kanë premtuar që do më sjellin mbrojtësa, nuk mendoj për kërcënimet

Dec 16, 2017 | 15:50
SHPËRNDAJE

“Po luftojmë shumë për të ndryshuar mentalitetin, por kjo do kohën e saj. Mos harrojmë që kishim 5 mungesa. Mos harroni që ne dhamë maksimumin tonë për të kaluar Tiranën dhe kjo ndikoj. Por gjithsesi është shumë e rëndësishme kjo fitorja. Ne dalim para portës, bëjmë dhe golin. Duhet të krijojmë mentalitet pathyeshmëria. Skuadra në momentin që është në fitore duhet të dijë të menaxhojë rezultatin.

Gjoka

Për incidentin – Unë mendoj që kam ardhur këtu si trajner futbolli. Të gjithë e dimë çfarë qytetari ka Shkodra. Nuk ka vlerë të diskutojmë për këtë çështje. Unë do bëj punën time si trajner. Policia do bëj punën e saj.

Tratativa me Krasniqin dhe Sukajn? “Problemi është të mbaroj kampionati. Kjo skuadër ka nevojë të rindërtohet ndryshe. Të gjithë si klub më ka dhënë garanci që do jemi në ndihmë të skuadër për të sjellë mbrojtësa. Duhet të presim dhe të gjejmë momentin e duhur sa të hapet merkato.

Kur mësohesh vetëm me fitore nuk është kollaj të kthehesh të humbja, por do mësohemi futbolli kështu e ka. Po punojmë shumë. Një skuadër që të jetë e suksesshme duhet të dijë të sillet në fushë. Është një ekip i brishtë nga ana e mentalitetit. Duhet të rritemi, i kam kërkuar tifozëve dhe gazetarëve të na falin pozitivitet dhe dashuri” , u shpreh trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, për mikrofonin e Supersport, pas triumfit ndaj Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura