Gjithë premtimet e PS/ Programi: 220 mijë vende pune, paga minimale 30 mijë lekë

May 26, 2017 | 13:10
SHPËRNDAJE

“Shqipëria që kemi sot është ende një shtet pa drejtësi…Ne jemi të vendosur ta reformojmë këtë pushtet, Drejtësinë, si një nga elementet kyç të shtetbërjes dhe thelbin e një shoqërie demokratike”, kështu thuhet në platformën e Partisë Socialiste me të cilën do të dalë para elektoratit të saj për të prezantuar programin e 4 viteve.

rama PS

 

Programi është prezantuar pjesërisht në Kongresin e PS-së, ndërsa “BalkanWeb” e sjell të plotë.

Një nga premtimet është edhe ai i artikuluar nga përfaqësues të PS-së për 220 mijë vende të reja pune dhe rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja.

“Në tre vjet e gjysëm u punësuan 183 mijë shqiptarë dhe ndërkohë, në zyrat e punës ofrohen aktualisht 30 mijë vende të tjera të lira pune. Sot në Shqipëri jetojnë më pak të varfër. Rreth 60 mijë persona janë shpëtuar nga varfëria dhe rreth 29 mijë të tjerë janë shpëtuar nga mjerimi. Sot të varfërit kanë më shumë akses në tregun e punës, shërbimet publike-arsim e kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen sociale”.

Po ashtu në program është edhe premtimi ambicios, se në katër vitet e mandatit të dytë, ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind.

Programin e plote e lexoni KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura