Gjithçka varet nga votat me kusht. A mund të përmbyset Prishtina? (Dokument)

Nov 20, 2017 | 7:55
SHPËRNDAJE

Derisa janë publikuar rezultatet preliminare, disa komuna ende nuk kanë përmbyllur fituesin. Bëhet fjalë për komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, ku votat me kusht pritet të përcaktojnë gjithcka.

votat

Komuna e Prishtinës, ku prin Shpend Ahmeti me më pak se 300 vota përballë Arban Abrashit, për rezultatet përfundimtare duhet të pres edhe numërimin e më shumë se 1800 votave me kusht, shkruan Express.

Rezultat shumë i ngushtë është edhe në komunën e Prizrenit.Kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka prin me rreth 400 vota, në raport me kundërkandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn.

Në Prizren janë 1600 vota me kusht, që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin. Kurse  nga VV kanë thënë se tashmë i kanë fituar këto dy komuna, në anën tjetër, nga LDK dhe nga PDK shpresojnë se do të fitojnë nga votat me kusht.Këto janë votat e plota me kusht, të cilat nuk janë numëruar ende:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura