Gjirokastra, ‘Huffington Post’: Një nga 10 vendet më të mrekullueshme në Evropë

Apr 19, 2015 | 10:12
SHPËRNDAJE

Gjirokastra është një ndër 10 vendet më të mrekullueshëm evropianë për të cilën jo shumë kanë dëgjuar. Është ky vlerësimi që ka bërë prestigjiozja Huffington Post, në një artikull ku rendit një listë me 10 vende evropiane, për të cilët, pak është dëgjuar.

Për Gjirokastrën, Huffington Post shkruan se, është një qytet në jug të Shqipërisë që ka një arkitekturë me karakterisikat e UNESCO­s – tipike të periudhës osmane, që do të thotë se është mjaft i vjetër dhe mjaft i bukur. Ejani
këtu për kulturën; qëndroni për ushqimin, vijon ajo. 

Gjirokastra, nje nder 10 vendet me te mrekullueshme ne Evrope, sipas Huffington Post

“Ju mendoni se i njihni mrekullitë e Europës nga fillimi në fund. Por jo, ju nuk i njihni. Ashtu si me çdo destinacion tjetër të mirë, kontinenti krenohet me një numër të madh thesaresh të panjohur që do të bënte t’i merreshin mendtë edhe një udhëtari me përvojë”, e nis artikullin Huffington Post.

“Kontinenti gëlon nga vende të papopulluara, si ishujt e Spanjës dhe qytetet e liqenit të Lituanisë. Oh, dhe nuk e kemi përmendur se tani është koha më e lire, që kemi parë ndonjëherë, për të vizituar Europën”, shkruan Huffington post e cila fton turistët europianë që të vizitojnë këto vende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura