Gjesti i Xhakës, Guardiola në mbështetje të mesfushorit: Është një lojtar i veçantë, më ndodh edhe mua që të…

Nov 1, 2019 | 20:15
SHPËRNDAJE

Gjesti i Granit Xhakës ndaj tifozëve të Arsenalit, në ndeshjen që këta të fundit luajtën ndaj Kristal Palasit, është një nga çështjet më të përfolura në kohët e fundit.

XHAKAA

“Topçinjtë” pritet të marrin vendimin për mesfushorin, teksa pritet t’i hiqet edhe shiriti i kapitenit. Në mbështetje të shqiptarit ka dalë edhe trajneri i Sitit, Pep Guardiola.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se të gjithëve iu ndodh ajo që po i ndodh Xhakës: “Ndonjëherë për lojtarët nuk është aspak e lehtë, për të gjithë ne. Unë e kuptoj Xhakën. Ai emocioni në ato momente! Megjithatë nuk e di saktësisht se çfarë ndodh brenda në klub.

Ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi edhe unë rrëmbehem nga emocionet ndonjëherë dhe nuk mund ta kontrolloj veten. Në fund të fundit ajo është thjesht një lojë, dhe të gjithë duhet të argëtohen.guardiola

Sigurisht që Xhaka dëshiron më të mirën për Arsenali, njëjtë si shokët e tij, për të fituar ndeshjet. Ai është një njeri i veçantë, dhe për këtë arsye është zgjedhur edhe kapiten. Mesfushori duhet të shikojë përpara dhe të harrojë gjithçka, pasi edhe tifozët në të ardhmen mund ta falin atë.”, u shpreh Guardiola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura