Si u arrit deri te gjetja e skafit të braktisur bosh në Plazhin e Vjetër, policia kishte marrë informacione, ja çfarë dyshimesh ka

Jan 30, 2020 | 11:00
SHPËRNDAJE

57ea7522-a3df-452a-bb61-4ecf269c7922 (1)

Policia e Vlorës ka gjetur sot në mëngjes në Plazhin e Vjetër një skaf të braktisur.

Burimet thanë se mjeti lundrues është rreth 10 metra i gjatë dhe me tre motorë.

Burime nga hetimi i thanë gazetarit të Panorama se prej dy ditësh ka patur informacion për levizjen e skafit nga policia duke bërë që gjatë mbremjes së të mërkurës dhe gjithë nates të kishte ndjekje dhe kontrolle nga blutë.

Dyshimet janë që skafi të ketë hyrë nga Greqia.

Në brendësi të tij nuk u gjet asgjë, ndërsa pista e hetimit është orientuar drejt dyshimeve nëse mjeti lundrues është përdorur apo do te perdorej për trafik të paligjshëm.

Vec skafit te gjetur, dyshohet edhe nje skaf tjeter qe ka arritur te largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura