Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Kuçovë

Sep 11, 2018 | 21:54
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “11 Janari” të Kuçovës.

Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se viktima, shtetasi Q.K, 55 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, shkruan Top Channel.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

sssssss-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura