Gjenden të groposur në parkun “Rinia” , 4 armë zjarri “Kallashnikov”

Oct 30, 2017 | 14:19
SHPËRNDAJE

Gjenden të groposur në parkun “Rinia” në Elbasan, 4 Kallashnikovë. Armët u gjetën nga punëtorët e firmës që po kryejnë punime në këtë park.

auto_23031358_2054215461531481_5264359592775484902_n1509369107

Sot, më 30 tetor 2017, në Sallën Operative erdhi një telefonatë, ku njoftohej se një punëtor i firmës që kryente punimet tek parku “Rinia”, gjatë punimeve kishte konstatuar të groposur, futur në thasë, 4 armë zjarri “Kallashnikov”.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri sekuestrimin e 4 armëve automatik model 56, kalibër 7.62 mm me 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.

Policia e Elbasanit tha se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

auto_23131873_2054215308198163_8169566408932128946_n1509369114 auto_22815465_2054215361531491_3787842297524001779_n1509369112 auto_22815427_2054215398198154_7786167111574187167_n1509369110

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura