Gjenden 3 femijë, policia apel prindërve t’i marrin

Aug 31, 2011 | 22:03
SHPËRNDAJE

TIRANE|update– Tre fëmijë të humbur u gjetën sot nga policia në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Sipas policisë fëmijët janë të së njëjtës familje dhe të moshës, 6, 4 dhe 2 vjeç. Emrat e tyre janë, Manushaqe, Serxho dhe Xhina.

Momentalisht fëmijët ndodhen në ambjentet e komisariatit nr.4 në Tiranë. Ata kanë treguar se prej dites se djeshme prinderit e tyre i kishin çuar tek nje grua tjeter, që sipas tyre, i ka përzënë nga shtëpia.

Nga hetimet e deritanishme te policise, dyshohet se e ema e femijeve mund te jete ne Kosove, ndersa po punohet per te zbardhur vendndodhjen e te atit.  Sipas policise, prinderit e femijeve jane divorcuar prej koshesh. Policia nderkohë, ka përsëritur apelin per prinderit por edhe te afërmit e femijeve që të vijne t’i marrin.

Ndërkohë, fëmijët do te dergohen ne nje qender kujdesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura