Nenkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj eshte takuar kete te enjte me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic.
“Një takim tepër mbreslënës dhe miqësor pata sot me Kryeministrin e Malit të Zi,z.Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj. I shpreha z.Abazovic gëzimin që na jep fakti që një shqiptar drejton si kryeministër Malin e Zi”, shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale Gjekmarkaj.
Deputeti i PD thote se kane ndare nje mendim per perbashket për nevojën e intesifikimit të një marrëdhënieje në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona.
“Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarve për liri dhe standarde demokratike, për bashkjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm .
Të një mendjeje për nevojën e intesifikimit të një marëdhenjë në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona.
Gjeta mirëkuptim të plotë për çeshtjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë vendet tona dhe rajoni.
Gjithashtu një takim tejet domëthënës dhe miqësor pata me deputetin Genc Nimanbegu, tashmë një përfaqësues i hershëm i shqiptarve në Parlamentin e Podgorices.
Z. Nimanbegu po aq sa politikan është dhe një veprimtar i dalluar i çeshtjeve shqiptare në Malin e Zi dhe i ndjeshëm për çdo lëvizje që mund të vëre në diskutim progresin e arritur.
E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarve në Malin e Zi , miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane”, shkruan Gjekmarkaj.