Gjana flet pas takimit me 4 përfaqësues të kandidatëve: Brenda datës 7 miratojmë vendvotimet. PD ka mbi 75 mijë anëtarë, ja kush ka të drejtë vote

May 27, 2021 | 11:01
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka dalë sot në një konferencë për media ku ka bërë me dije disa vendime që janë marrë lidhur me zgjedhjet për kryetar partie që do të mbahen në 13 qershor dhe ecurinë e fushatës në kampin blu.jemin-gjana-pd

Gjana bëri me dije se PD ka në total ka 75 mijë anëtar emrat e të cilëve janë të mbyllur në sistem, ndërsa u shpreh se brenda datës 7 qershor do miratohet vendvotimet dhe deri në 8 qershor to përcaktohet lista e votuesve.

Dje pasdite kemi kryer konstituimit përfundimtar të Komisionit. Jemi plotësuar edhe me 4 anëtarë, përfaqësues të 4 kandidatëve dhe kemi zhvilluar mbledhje së bashku me ta. Pas kësaj Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të gjithë procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues. Fushata ka nisur në datë 24, do mbyllet në datën 11 qershor. Deri në 3 qershor, kryesitë e degëve të PD në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komisione emrat e anëtarëve të Komisioneve. Është përcaktuar një periudhë kur do merremi me trajnimin e komisionerëve. Deri në datë 6 do përcaktojmë modalitetet e fletës së votimit. Brenda datës 7 do miratojmë vendvotimet, dhe listën e votuesve deri në datën 8 qershor. Materialet do tërhiqen deri në datën 12 nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve. Numërimi do nisë nga ora 7:30 dhe do vazhdojë sa të përfundojë, deri në datën 14 deri në orën 8:00 do sillen në Komision, dhe do shpallet kandidati fitues. Dje në Komision jemi dakordësuar lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve, mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave të partisë për të qenë të detyruara për të gjetur ambientet dhe për të ftuar anëtarësinë në këto takime. Dje kemi marrë vendimin për të caktuar numrin e QV-ve dhe Komisionet e Votimit. 71 degë të PD janë sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë 2 komisione, këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do ketë nga 1 vendvotim. Numri i anëtarëve gjithësej është 75 mijë e 67, të cilët janë të mbyllur në sistem”, tha Gjana.

Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Gjana tha se “të drejtën e votën e kanë vetëm ata që kanë kartën e anëtarësisë së PD”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/