Gigi Hadid nuk ka lindur në spital! Zbulohen detaje të reja për ardhjen në jetë të vajzës së saj

Sep 28, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Katër ditë më parë, Gigi hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre.

gigi hadid zayn malik

Së fundmi, është raportuar se Gigi solli në jetë vogëlushen në një vend të pazakontë.

Sipas “Mirror”, burime pranë supermodeles treguan se ajo lindi vajzën në një fermë, në një zonë rurale në Pensilvani.

gigi hadid (12)

Sipas burimeve vogëlushja erdhi në jetë më 19 shtator dhe çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj.

gigi hadid (10)

Gjithashtu është mësuar se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigit, Yolanda.

gigi hadid (8)

Më herët PageSix ka treguar se Zayn bleu fermën pranë Yolandas dhe aty ai ka mbjellë domate, kastraveca dhe shëtit me motorin e tij ATV. Kujtojmë se ditën e enjte Gigi ndau në Instagram, një foto të dorës së vajzës dhe tregoi se ajo kishte lindur gjatë fundjavës, pa dhënë detaje specifike.

Madje ajo nuk zbuloi as emrin e vajzës.

gigi hadid zayn malik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura