Gerta Heta, konkurs dhe çmim për puthjen më të mirë

Feb 26, 2011 | 13:58
SHPËRNDAJE

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Gerta Heta, së bashku me stafin e “Kiss FM radio”, organizojnë një kontest për këtë vit duke shpërblyer ata që tregohen më të shkathët dhe më të mirë në puthje. Ata rekomandojnë që të puthemi në çdo moment pasi puthja rrit imunitetin, djeg kalori dhe një puthje mund të ndryshojë jetën, andaj kërkojnë nga gjithë dëgjuesit, që në adresë të tyre të dërgojnë foto si çift duke u puthur ose ndonjë video të ngjashme. Fitues do të ketë për tri lloje puthjesh. Për më të mirët e këtij kontesti do të votojnë vizitorët e faqes zyrtare të “Kiss FM radio”, ndërsa për fituesit pasojnë dhurata shumë të mira, duke filluar nga udhëtimi turistik, imazh publicitar i fushatës promovuese të radios si dhe darka luksoze prej 10 mijë lekësh. Fituesit e kësaj ngjarje do të shpallen në një party, organizuar më 12 mars në Bllok. Ndoshta kjo ofertë për dëgjuesit vjen pikërisht në kohën kur Gerta shijon jetën në lidhjen e saj me futbollistin e njohur kroat, Matko Djarmati dhe së shpejti pritet të bëhet nënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura