Genta e BB: Vishem nuse për pak fat në jetën time, që u ngjason telenovelave turke

Sep 30, 2012 | 13:14
SHPËRNDAJE

Ka menduar që gjurmët e errëta që i ka lënë lidhja me Rubensin apo Emilion dhe komentet mbi abortin t’i harrojë, duke u veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Pas Françeskës, Genta është e dyta ish–banore e “BB5” që prezantohet në publik si nuse. Po ndryshe nga Françeska që u shfaq në sfilatë, Genta prezantohet si e tillë me një set fotografish të realizuara në Korçë. Një mikeshë e saj e ka zgjedhur si imazh të një dyqani fustanesh nusërie dhe kështu Genta ka provuar qoftë edhe për hobi kënaqësinë e fustanit të bardhë. Ajo ka preferuar që të shfaqet si nuse që konsumon cigare, duke pozuar ndërsa tymos, dhe me paketë në dorë. Genta e “Big Brother” është një nga personazhet më aktivë pas daljes nga loja. Pas fotove të shumëpërfolura provokuese që dolën në qarkullim ndërsa Genta ishte në kulmin e lojës, pas për balljeve me ish-të dashurin Rubensin dhe konflikteve me të dashurin e saj futbollist nga Gjirokastra, Emilio, pak javë më parë gazetat shkruan për një abort, të cilin ajo e pranoi dhe vetë. Në lidhje me këto foto, ajo pohon për gazetën “Panorama”: “Vishem nuse për shijuar ca momente të gëzuara me fustanin e bardhë, dhe për t’i sjellë pak fat jetës sime që u ngjason telenovelave turke, por me fund të hidhur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura