Gent Sejko: Ekonomia do të normalizohet në dy vitet e ardhshme. Guvernatori tregon ndikimin e pandemisë, ja çfarë pritet

Mar 24, 2021 | 16:46
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se aktiviteti ekonomik në Shqipëri pritet që të stabilizohet në dy vitet e ardhshme. 

sejko8

Ndër të tjera ai ka theksuar se masat shtrënguese kundër pandemisë kanë ndikuar negativisht në punësim në muajit e fundit të vitit të shkuar. Guvernatori shtoi se “ecuria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi, kanë qenë dhe vijojnë të mbeten burim pasigurie në parashikimet ekonomike.

“Aktiviteti ekonomik do të vijë gradualisht drejt normalizimit gjatë dy viteve në vazhdim. Ky normalizim do të shoqërohet me rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit për biznesit, çka do krijojë premisa për kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3 për qind brenda vitit 2022.

Banka e Shqipërisë do të synojë të ruajë kushte të favorshme financiare gjatë gjithë horizontit afatmesëm për të garantuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej në dy muajit e parë të vitit. Ecuria u diktua nga luhatjet e çmimet e ushqimeve. Presionet e brendshme mbi pagat dhe çmimet shfaqen të qëndrueshme. Treguesit e tërthortë sugjerojnë rimëkëmbjen”, u shpreh ai. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura