“Gënjejnë për faqe të zezë”- Vasili: Qeveria jep 60 mln euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë blegtorët rrënohen përditë

Jun 28, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka sulmuar qeverinë në lidhje me situatën ku e ka çuar gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

Petrit Vasili-flet-konferenca-LSI-mediat-

Përmes një postimi në facebook, numri 2 i LSI, shkruan se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë.

Në reagimin e tij Vasili ka publikuar dhe të dhënat e INSTAT për rënien e shifrave në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

POSTIMI I PLOTË:

Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres!

Rilindja qe jep 60 milion euro shtese per Rrugen Kardhiq- Delvine dhe qe jep tenderin me 99% per rruget e jugut nuk ka leke per bujqesine shqiptare.

Dhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare.

Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne

Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:

1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind

2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind

3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind

4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.

Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare.
tabela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura