Gazetarja plas ‘bombën’: Cilat janë provat që implikojnë Tahirin, do ketë 4 akuza

Oct 19, 2017 | 21:28
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në “News24” ka deklaruar se ka prova dhe dokumente shume te forta qe e implikojne me pergjegjesi penale ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri dhe mbi te pritet te ngrihen 4 akuza.

Sajmir Tahiri

“S’janë vetëm biseda telefonike, se shumë trafikantë mund të flasin e përflasin gjithëkënd, këto janë indicie e fortë që e ngarkojnë me përgjegjësi morale, por ka dhjetra lëvizje dhe përgjime të kryera në territori shqiptar, vëzhgime në terren, informacione të detajuara të marra nga autoritetëet italaine, janë të marra në formën e duhur ligjore, vendime të autorizuara nga prokurori i cështjes, gjykata, që përbëjnë provë, se di sa e hapur do jetë prokuroria sot se bëhet fjalë për prova e fakte që mund të dëmtojnë hetimin e besoj, prokuroria do jetë e rezervuar…për afro 1 vit ka qene nje skuader mobile italiane me autorizim të posacëm të prokurorit të përgjithshëm që të përgjojë realisht eksponentë të njohur të këtij grupi kriminal (Habilajve) dhe këto përgjime flasin kundër ish ministrit të Brendshëm. Garantoj dhe konfiromoj se ka prova reale dhe dokumenta reale që e ngarkojnë me përgjegjësi Tahirin. Do kete akuza për 4 vepra kriminale, trafik narkoikësh, shpërdorim detyre, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorine për goditje n e grupeve kriminale, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, pra nënkupton marrjen e rryshfetit nga ana e  Tahirit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura