Gazetarit bolivian i vihet flaka në transmetim live

Oct 31, 2012 | 12:48
SHPËRNDAJE
Fernando Vidal

Një gazetar radioje në Bolivi është sulmuar ndërsa ishte në transmetim live nga katër persona të maskuar, të cilët kanë hyrë brenda studios së transmetimit, i kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën gazetarit. Ata janë larguar duke hedhur nga pas kokteil molotovi. Gazetari 78-vjeçar është djegur në fytyrë, duar dhe kraharor. Edhe një teknik që punonte me të ka marrë plagë të djegurash. Ngjarja ndodhi në qytetin Jakuiba, tre kilometra larg kufirit me Argjentinën. Sipas familjarëve, Fernando Vidal po denonconte kontrabandën në kufi, duke bërë kritika të ashpra kundër qeverisjes provinciale. Familjarët deklarojnë se janë të bindur që pas sulmit qëndrojnë motive politike, por policia nuk ka komentuar. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë sulm. Gazetarë si Vidal po denoncojnë kontrabandën në rritje në kufi, kryesisht të naftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura