Gati për sherr/ Kapet në flagrancë i riu që kishte dalë me thikë e përforcues grushti në qytet

Sep 25, 2022 | 9:37
SHPËRNDAJE

Një tjetër djalë i ri që lëvizte me armë të ftohta në qyet është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës.

ilustruese
ilustruese

Policia bën me dije se 27-vjeçari qarkullonte me thikë dhe dorezë metalike që i mbante në automjet.

Në vijim të kontrolleve “blic”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë)”, tha policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura