Gati 9 milionë euro, Milani “hedh grepat” te sulmuesi që shkëlqeu në Shqipëri

| 20:04
SHPËRNDAJE

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Milani është interesuar për të marrë shërbimet e ganezit Kaleb Ekuban, 26 vjeçari i cili luajti me Partizanin në Superligën Shqiptare në sezonin 2016/17.

Shameti vs Ekuban

Sulmuesi ganez shënoi 18 gola për skuadrën shqiptare, ku ishte i huazuar ng skuadra e Kievos, por më pas ai u bind nga drejtori sportiv i Leeds United, Viktor Orta t’i bashkohej këtyre të fundit.

ekubantrabzonsporhappy

Mirëpo, në sezonin e parë me Leeds United ganezi nuk pati sukses për shkak të dëmtimeve, vetëm 2 gola në 21 paraqitje, gjë e cila bëri që drejtuesit ta dërgonin në formë huazimi në Turqi te skuadra e Tranzborsporit, e më pas e shiti përfundimisht te turqit.

Ekuban

Pikërisht te skuadra e re ai  ka rilindur tashmë, teksa në sezonin e parë shënoi 8 gola dhe dha 8 asiste, ndërsa këtë sezon numëron 8 gola dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet.

Vlera e lojtarit që dikur luante për Partizanin ka arritur në 9 milionë euro tashmë dhe forma e tij e mirë, që i siguroi dhe ftesën nga Përfaqësuesja Ganeze, ka tërhequr vëmenjen e gjigandit italian, Milanit.

 

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU